Qëllimi i Projektit
Studentët e vitit të tretë Bachelor në Ekonomiks studiojnë lëndën: “Ekonomiksi i Mjedist” si lëndë me zgjedhje, lëndë e cila nuk bazohet mbi një libër konkret, por mbi ciklin e leksioneve të përgatitura nga Lektori përkatës. Në mënyrë që kjo lëndë të jetë sa më e plotë dhe gjithëpërfshirëse, synohet rishikimi dhe përshtatja e ciklit të leksioneve në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë kuadër, qëllimi i përgjithshëm i projektit: “Përshtatja e Kurrikulave të Ekonomiksit të Mjedisit në kuadër të Kontekstit të BE-së” është rishikimi dhe përshtatja e programit ekzistues dhe e materialeve mësimore. Shumica e universiteteve në të gjithë vendin kanë programe të dedikuara në fushën e ekonomisë dhe ky projekt synon të prezantojë parimet e Ekonomiksit të Mjedisit në përputhje me standardet e BE-së në universitete të vendosura në zona të ndryshme gjeografike të Shqipërisë.