Iniciativa ENGONA vjen si një nevojë për të mbyllur hapësirat e fragmentarizimit nëpërmjet OSHC-ve që operojnë në fushën e mjedisit në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Ky projekt synon të promovojë dhe të asistojë nëpërmjet teknikave të rrjetëzimit, duke nxitur shkëmbimin e informacioneve për projekte të përbashkëta me rezultat final një OSHC-funksionale dhe të qëndrueshme financiarisht. EcoAlbania, ACEG dhe IPPM kanë ndërtuar një platformë që do të mundësojë organizimin e OSHC-ve të sektorit në një Rrjet të Organizatave Mjedisore në Shqipëri, me mbështetjen financiare të LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Për më shumë informacion rreth kësaj iniciative mjedisore, klikoni më poshtë: