Qëllimi i përgjithshëm i projektit: “Përshtatja e Kurrikulave të Ekonomiksit të Mjedisit në kuadër të Kontekstit të BE-së” është rishikimi dhe përshtatja e programit ekzistues dhe e materialeve mësimore të lëndës Ekonomiksi i Mjedisit. Shumica e universiteteve në të gjithë vendin kanë programe të dedikuara në fushën e ekonomisë dhe ky projekt synon të prezantojë parimet e Ekonomiksit të Mjedisit në përputhje me standardet e BE-së në universitete të vendosura në zona të ndryshme gjeografike të Shqipërisë.