Çfarë është AEEC-EU?
AEEC-EU (Adapting Environmental Economics Curricula within the EU context) shërben si akronim për projektin me titull: “Përshtatja e Kurrikulave të Ekonomiksit të Mjedisit në kuadër të Kontekstit të BE-së”, projekt i realizuar në kuadër të Programit Erasmus+ (ERASMUS Jean Monnet LS Type I and II).
Cili është trupi implementues i projektit AEEC-EU?
Trupi implementues i projektit AEEC-EU përbëhët nga 3 pedagogë të Fakultetit të Ekonimisë: Prof. Assoc. Bernard Dosti, Zëvendës Rektorit për Kërkimin Shkencor në Universitetin e Tiranës dhe njëkohësisht pedagog i lëndëve: “Financat Publike” dhe “Integrimi në Bashkimin Evropian”; Dr. Ledjon Shahini, pedagog i lëndëve: “Makroekonomi”, “Ekonomiksi i Zhvillimit” dhe “Ekonomiksi i Mjedisit”; MSc. Fjona Kurteshi, pedagoge e lëndëve: “Makroekonomi”, “Mikroekonomi”, “Hyrje në Ekonomi” dhe “Shkrim Akademik”.
Gjithashtu, projekti implementohet në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të fushës mjedisore, të cilët japin kontributin e tyre si në rishikimin dhe përshtatjen e ciklit të leksioneve në përputhe me standartet e BE-së, por edhe në organizimin e aktiviteteve të projektit.
Kush e financon projektin AEEC-EU?
Projekti AEEC-EU realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Programit Erasmus+ (ERASMUS Jean Monnet LS Type I and II).
Cili është qëllimi i projektit AEEC-EU?
Qëllimi i përgjithshëm i projektit AEEC-EU është rishikimi dhe përshtatja e programit ekzistues dhe e materialeve mësimore të lëndës: “Ekonomiksi i Mjedist” në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, lëndë e cila zhvillohet me zgjedhje për studentët e vitit të tretë Bachelor në Ekonomiks.
Sa është kohëzgjatja e projektit AEEC-EU?
Projekti AEEC-EU do të implementohet për tri vite rresht, duke përfshirë vitet akademike: 2022-2023, 2023-2024 dhe 2024-2025.
Kush mund të bëhet pjesë e projektit AEEC-EU?
Pjesë e projektit AEEC-EU mund të bëhen të gjithë studentët e Fakulteteve të Ekonomisë, jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por edhe në universitete e tjera të Shqipërisë nëprmjet pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshem si Leksione të Hapura, Tryeza të Rrumbullakëta, Shkolla Verore. Gjithashtu, pjesë e projektit mund të bëhen edhe institucione të strukturave vendimmarrëse qeveritare, institucione private, Organizata të Shoqërisë Civile, si dhe stafet akademike.
Si mund të bëhemi pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit AEEC-EU?
Në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës së implementimit të projektit, do të postohen në ëebsite informacione mbi aktivitetet e planifikuara për t’u realizuar në kuadër të AEEC-EU. Çdokush që dëshiron të bëhet pjesë e aktiviteteve, mund të na kontaktojë paraprakisht.
A do të jetë funksionale faqja website e AEEC-EU pas përfundimit të projektit?
Faqja zyrtare e projektit AEEC-EU do të vijojë të jetë funksionale edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së projektit.