Në kuadër të zbatimit të projektit “Përshtatja e Kurrikulave të Ekonomiksit të Mjedisit në kuadër të Kontekstit të BE-së”, i cili realizohet në kuadër të Programeve Jean Monnet (ERASMUS Jean Monnet LS Type I and II) me mbështetjen e Bashkimit Evropian, grupi i punës ka organizuar Shkollën Verore 2024. Shkolla Verore u organizua në 4 ditë, të shtrira gjatë periudhës prill - qershor 2024.
Aktiviteti u zhvillua me 4 grupe të ndryshme studentësh të cikleve Bachelor dhe Master, për të cilët Ekonomiksi i Mjedisit ka qenë në fushën e tyre të interesit. Lektorët e kësaj Shkolle Verore ishin Prof. Assoc. Bernard Dosti, Dr. Elton Qëndro dhe MSc. Elizabeta Samarxhiu. Gjatë Shkollës Verore u trajtuan tri tema tw ndryshme, konkretisht: “Gjeopolitika e Energjisë. Siguria energjetike në Shqipëri” nga Dr. Elton Qëndro, “Kryqëzimi i Mjedisit dhe Teknologjisë: Ndikimi dhe Zgjidhjet” nga MSc. Elizabeta Samarxhiu, si dhe “Mjedisi si një nga Sfidat më të Mëdha Socio-Ekonomike” nga Prof. Assoc. Bernard Dosti.
Fokusi i shpjegimit ishte mbi rëndësinë që ka mjedisi jo vetëm për një jetesë të shëndetshme për brezat e sotshëm dhe të ardhshëm, por për impaktin ekonomik që ai ka dhe ndikimin thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo shoqërie. Gjatë aktivitetit studentët pjesëmarrës kanë marrë informacione të detajuara për dallimet që ekzistojnë ndërmjet GDP-së dhe GDP-së së gjelbër, si dhe metodat e llogaritjes së tyre nëpërmjet tabelave Input-Output.
Me studentët është diskutuar mbi strategjitë për zbutjen e ndikimeve negative duke përdorur teknologjinë për ndryshime pozitive, si dhe mbi sfidat me të cilat përballet teknologjia në luftën kundër reduktimit të ndotjes. Gjithashtu, u diskutua dhe u trajtua mbi aktorët kryesorë dhe sigurinë energjetike, fokusuar në Evropë e më tepër në Shqipëri,
Pjesë e rëndësishme gjatë Shkollës verore ishin diskutimet interaktive ndërmjet pjesëmarrësve mbi sfidat mjedisore me të cilat përballet bota sot dhe mbi mundësitë dhe alternativat e mundshme për sa më pak dëme socio-ekonomike që vijnë nga degradimi i mjedisit dhe se si mund të shfrytëzohen resurset natyrore në mënyrë të qëndrueshme e të sigurt.
Në kuadër të zbatimit të projektit “Përshtatja e Kurrikulave të Ekonomiksit të Mjedisit në kuadër të Kontekstit të BE-së”, i cili realizohet në kuadër të Programeve Jean Monnet (ERASMUS Jean Monnet LS Type I and II) me mbështetjen e Bashkimit Evropian, grupi i punës ka organizuar Shkollën Verore 2023. Shkolla Verore u organizua në 5 ditë, të shtrira gjatë periudhës 09-15 qershor 2023.
Aktiviteti u zhvillua me 5 grupe të ndryshme studentësh të cikleve Bachelor dhe Master, për të cilët Ekonomiksi i Mjedisit ka qenë në fushën e tyre të interesit. Lektorët e kësaj Shkolle Verore ishin Prof. Assoc. Bernard Dosti, Dr. Ledjon Shahini dhe Dr. Ardita Shehaj (Lafe). Tema e trajtuar gjatë Shkollës Verore ishte: “Mjedisi si një nga Sfidat më të Mëdha Socio-Ekonomike”.
Lektorët kanë shpjeguar rëndësinë që ka mjedisi jo vetëm për një jetesë të shëndetshme për brezat e sotshëm dhe të ardhshëm, por për impaktin ekonomik që ai ka dhe ndikimin thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo shoqërie. Gjatë aktivitetit studentët pjesëmarrës kanë marrë informacione të detajuara për dallimet që ekzistojnë ndërmjet GDP-së dhe GDP-së së gjelbër, si dhe metodat e llogaritjes së tyre nëpërmjet tabelave Input-Output.
Pjesë e rëndësishme gjatë Shkollës verore ishin diskutimet interaktive ndërmjet pjesëmarrësve mbi sfidat mjedisore me të cilat përballet bota sot dhe mbi mundësitë dhe alternativat e mundshme për sa më pak dëme socio-ekonomike që vijnë nga degradimi i mjedisit dhe se si mund të shfrytëzohen resurset natyrore në mënyrë të qëndrueshme e të sigurt.