“Digjitalizimi si një Mjet për të Formësuar Turizmin e Qëndrueshëm: Implikimet Ekonomike dhe Mjedisore në Kontekstin Shqiptar”, 13-14 dhjetor 2024
Në kuadër të projektit AEEC-EU, anëtarët e grupit implementues kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Konferenca Ndërkombëtare për Ekonominë, Biznesin, Inovacionin dhe Teknologjinë” të zhvilluar më datë 13-14 dhjetor 2024 në Tiranë, Shqipëri.
Autorët prezantuan punimin me temë: “Digjitalizimi si një Mjet për të Formësuar Turizmin e Qëndrueshëm: Implikimet Ekonomike dhe Mjedisore në Kontekstin Shqiptar”, punim i cili shqyrton sesi digjitalizimi ndikon në shkallën në të cilën turizmi mund të ndikojë si në degradimin ashtu edhe në mbrojtjen e mjedisit, pavarësisht kufizimit në të dhënat e importuara. Autorët parashtrojnë sugjerime sesi mund të përdoret zhvillimi teknologjik për të promovuar turizmin "smart" në Shqipëri, ndërkohë që sektori i turizmit parashikohet të rrisë me shpejtësi peshën e tij në produktin e brendshëm të vendit. Me politikat e duhura nga ana e qeverisë dhe e bizneseve, turizmi në Shqipëri mund të transformohet dhe zhvillohet si turizëm i pastër dhe i qëndrueshëm, duke udhëhequr zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, pa cenuar burimet mjedisore.
“Simbioza ndërmjet Turizmit dhe Mjedisit për një Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik”, 15-16 dhjetor 2023
Në kuadër të projektit AEEC-EU, anëtarët e grupit implementues kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Ristrukturimi i Ekonomisë për Zhvillim të Qëndrueshëm. Impakti i Turizmit në këtë Proces” të zhvilluar më datë 15-16 dhjetor 2023 në Tiranë, Shqipëri.
Autorët prezantuan punimin me temë: “Simbioza ndërmjet Turizmit dhe Mjedisit për një Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik”, punim në të cilin është bërë një analizë e thellë e modeleve teorike që tregojnë lidhjen midis degradimit të mjedisit, zhvillimit të turizmit dhe përdorimimit të energjisë si një nga kanalet kryesore nëpërmjet të cilit turizmi ndikon në mjedis. Në këtë kontekst, autorët kanë analizuar modele të ndryshme që trajtojnë lidhjen midis këtyre treguesve, duke përdorur modelin e regresionit për të vlerësuar lidhjen që ekziston midis emetimeve të CO2, të ardhurave nga turizmi dhe prodhimit të enrgjisë primare me një fokus specifik në ekonominë shqiptare.
Punimin e plotë mund ta aksesoni në linkun: https://drive.google.com/file/d/16vjEmi_kUdQItWAxXNMusqHKvPvV7rvw/view
“A po Shkatërrojnë Mjedisin Dëshirat Tona të Pakufizuara: Një Analizë Empirike për Ekonominë Shqiptare”, 17-18 nëntor 2022
Në kuadër të projektit AEEC-EU, anëtarët e grupit implementues kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Ekonomia Qarkulluese: Mundësitë dhe sfidat” të zhvilluar më data 17-18 nëntor 2022 në Tiranë, Shqipëri.
Autorët prezantuan punimin me temë: “A po shkatërrojnë mjedisin dëshirat tona të pakufizuara: Një analizë empirike për ekonominë shqiptare”, punim në të cilin është bërë një analizë e thellë e modeleve teorike që tregojnë lidhjen midis zhvillimit të qëndrueshëm, fazës së zhvillimit të vendit dhe degradimit të mjedisit. Në këtë kontekst, autorët kanë analizuar modele të ndryshme që trajtojnë lidhjen midis ndotësve specifikë mjedisorë si CO2, dhe treguesit të zhvillimit si PBB për frymë dhe mbetjeve të prodhuara nga aktiviteti njerëzor dhe kanë përdorur modelin e regresionit për të vlerësuar lidhjen që ekziston midis emetimeve të CO2, rritjes ekonomike dhe mbetjeve me një fokus specifik në ekonominë shqiptare.
Punimin e plotë mund ta aksesoni në linkun: https://conferences.univ-danubius.ro/index.php/CEI/CEI2022