Projekti AEEC-EU synon të ndihmojë iniciativat e BE-së për të mbështetur zhvillimin arsimor, profesional dhe personal të njerëzve në arsim dhe trajnim përmes të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik bazuar në objektivat specifike të projektit si më poshtë:
• Rishikimi dhe përshtatja e materialeve aktuale mësimore të lëndës “Ekonomiksi i Mjedisit” në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm
• Përmirësimi i vazhdueshëm i materialeve mësimore dhe rritja e cilësisë së mësimdhënies
• Organizimi i shkollave verore
• Ndarja e përvojës, punës kërkimore dhe praktikave më të mira me palët e treta
• Faqe website e përhershme e dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në përputhje me standardet dhe politikat e BE-së